Transmetuar më 17-10-2020, 17:37

Beteja për femrat me format më të mira në Europë bëhet mes tre ngjyrave, e bardhë, e kuqe dhe blu e Francës, përballë të bardhës, të kuqes dhe jeshiles së Italisë.

Një studim i realizuar nga Osservatorio Weekend Donna i Eurostat, tregon për femrat me formën më të mirë trupore në Europë.

Nga ky studim bazuar në sjelljen ushqimore dhe fizikun në Europë, u vu re se femrat italiane janë ato më në formë në të gjithë planetin e vjetër.

Siç raporton Noa.al, femrat italiane janë në krye të klasifikimit sa u takon femrave të moshës nga 15 deri në 64 vjeçare.

Por rreth moshës 50 vjeçare me formë më të mirë trupore janë ato franceze, ndërsa rreth moshës 55 vjeçare italianet qëndrojnë sërish në krye.

Vajzat italiane mes moshës nga 15 dhe 24 vjeçare peshojnë mesatarisht 56 kilogramë, ndërsa mes moshës 25 dhe 34 vjeçare kjo peshë shkon në 57 kilogramë.

Një rritje e lehtë e peshës shkon në moshën 35-44 vjeç, ku pesha shkon 59 kilogramë, ndërsa mesatarja e Europës ka një peshë prej 64 kilogramë.

Sakaq një studim francez i Ined (Institut National Etudes Demographiques), tregon se koreanët janë populli më i dobët, me një peshë mesatare prej 63 kilogramë dhe me gjatësi 1.70 cm, ndërsa më të shëndoshët janë në Zelandën e Re, duke peshuar plot 14 kilogramë më shumë, me një peshë prej 77 kilogramë. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd