Transmetuar më 17-10-2020, 16:03

Në 24 orët e fundit u regjistruan 273 raste të reja me infeksionin e koronavirusit nga 289 të infektuar që u regjistruan ditën e mëparshme. Këto 273 të infektuar u zbuluan ndër 1289 persona të testuar.

Sakaq 24 orët e fundit, e premte 00.00-24.00, kanë humbur jetën edhe pesë persona të tjerë, një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, si dhe një 91 vjeçar nga Korça.

Mësohet se ka sërish rritje të numrit të njerëzve të shtruar 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

NJOFTIMI I PLOTE

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1289 testime, 44 të shëruar, 273 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1289 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 273 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

192 raste në Tiranë,

17 raste në Korçë,

12 raste në Lezhë,

10 raste në Gjirokastër,

8 raste në Shkodër,

7 raste në Sarandë

5 raste në Kavajë,

4 raste në Durrës,

3 raste në Fier,

2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh

1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91 vjeçar nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Nisur nga rritja e numrit të rasteve pozitive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura. Të mbajnë maskën detyrimisht edhe në ambientet jashtë shtëpisë, të respektojnë distancën fizike prej së paku 1.5 metër dhe të kujdesen vazhdimisht për higjienën personale, si të vetmet mjete që kemi në dispozicion për mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (17 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                 273

Të shëruar ne 24 orë               44

Humbje jete në 24 orë                        5

Testime ditore                                    1,289

Testime totale                    106,093

Raste pozitive                         16,774

Raste të shëruara                    10,001

Raste Aktive                 6,325

Humbje jete                    448

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3176

Durrës        651

Shkodër     451

Fier               364

Korçë               356

Lezhë         324

Elbasan       265

Vlorë     231

Berat     182

Kukës          165

Dibër       84

Gjirokastër    76