Transmetuar më 17-10-2020, 13:49

Mark Reci, artisti dhe instrumentisti i njohur mirditor është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.

Gazetari Gjergj Marku dha lajmin e trishtë.

Ai tha se është shuar njeriu i humorit fin Mark Reci, i cili për vite me radhë, i dha artit e kulturës mirditore një dimension tjetër.

“Mark Reçi, sot kaloi n’at jetë, por  iku ndryshe nga të tjerët, me atë humorin e tij te rrallë, sepse dhe ikjen e mori po me humor. Padyshim mbetet një nga artistët më të spikatur të humorit në Mirditë, per dekada të tëra”, shkroi Gjergj Marku.

“Një nga ata humorista pa diplomë, por me diplomën e dhuntisë, që do e kishin lakmi sot shoë-t e mëdha në ekranet kombëtare”.

“Pos si humorist, Marku qe artist i një dimensioni të gjerë, edhe si instrumentist me bandën frymore apo orkestra të tjera” – shkroi gazetari mirditor.

/NOA.al