Transmetuar më 17-10-2020, 11:18

Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Niko Goro mëngjesin e sotëm në Himarë, ka dhënë dëshminë e parë në polici.

Kliti Leka, 53-vjeçari nga Tirana, deklaroi në momentin e parë të arrestimit nga policia se i kishte shitur tokën biznesmenit Niko Goro, por sipas tij, ai nuk i kishte dhënë paratë.

Kliti Leka banonte në Tiranë por ishte nip në Himarë dhe pretendoi se ka trashëguar pronën, për të cilin lindi sherri, që çoi në vrasjen e ndërtuesit të pallatit.

Goro u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Himarë, ku dyshohet se Leka qëlloi me breshëri automatiku ndaj Niko tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Në rreth, Niko Goro

Policia e arrestoi më vonë Lekën në zonën e Livadhit në Himarë.

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Goro u qëllua teksa ishte me të motrën pranë supermarketit të kësaj të fundit në qendër të Himarës. Nga të shtënat e armë mbeti e plagosur lehtë në këmbë edhe kjo e fundit.

Autori ishte i maskuar me një maskë anti-Covid, në momentin që kreu krimin.

/NOA.al

Pamje nga vendi i ngjarjes