Transmetuar më 17-10-2020, 09:53

Është vrarë sot në orët e para të mëngjesit me armë zjarri një ndërtues i njohur në Himarë, Niko Goro, 51-vjeç.

Viktima është edhe djali i xhaxhait i kryebashkikaut të Himarës, Jorgo Goro.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

Autori i dyshuar sevrau biznesmenin, Niko Goro në Himarë, ishte i maskuar, çka do të thotë se vrasja ishte e planifikuar.

Autori ka dalë nga një furgon ku ishin edhe tre persona të tjerë dhe ka zbrazur armën që dyshohet tip kallashnikov, duke qëlluar për vdekje, biznesmenin.

Në rreth, Niko Goro

Ky i fundit ka qenë te supermarketin, në pronësi të motrës e tij, dhe në momentin kur ka dalë, është qëlluar me armë zjarri.

Një grua me iniciale E.Q, e cila u plagos por jashtë rrezikut për jetën, dyshohet se është pikërisht e motra e ndërtuesit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të kësaj paraditeje.

Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit të rëndë.

Pamje nga vendi i ngjarjes

/NOA.al