Transmetuar më 16-10-2020, 19:01
Foto ilustruese

Një grua ka humbur jetën tragjikisht në aksident rrugor. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në aksin Elbasan – Peqin, në fshatin Përparim.

Shtetasi me inicialet E.S., 43 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip "BMV", ka përplasur këmbësoren shtetasen Xh.B., 64 vjeçe, banues në Librazhd.

Për pasojë kjo e fundit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /k.k/noa.al/