Transmetuar më 16-10-2020, 18:30

Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar 38-vjeçar.

Ai u vu në pranga në Torino pasi u kap me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike kokainë.

I dënuar edhe më parë, ai kishte fshehur rreth 1 kilogram kokainë në garazhin e pallatit ku banonte, në pronësi të një italiani por që shfrytëzohej nga 38-vjeçari.

Droga ishte e ndarë në tre pako, ndërsa u sekuestruan edhe materiale të tjera për paketimin e dozave të drogës si dhe një peshore precize. /k.k/noa.al/