Transmetuar më 16-10-2020, 10:25

Gjyqtarja në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Flora Hajredinaj është konfirmuar në detyrë.

Gjyqtarja e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kalon me sukses procesin e Vetting.

Flora Hajredinaj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në procesin Vetting.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Hajredinaj kaloi me sukses procesin, duke rezultuar në të tre shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe integritetit profesional.

Flora Hajredinaj ishte pjesë e trupës gjykuese që mori vendimin për dënimin e  ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

/NOA.al