Transmetuar më 14-10-2020, 11:07

Abuzimet me tenderat e mirëmbajtjes së rrugëve në Durrës kanë çuar në pranga zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Mësohet se janë arrestuar nga policia disa zyrtarë mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë është shpallur në kërkim biznesmeni Mustafa Koka, i cili nuk është gjetur në banesë nga policia.

Emrat e personave të arrestuar pritet të bëhen publike.

Operacioni është kryer nga policia dhe prokuroria e Durrësit.

Në pranga mësohet se kanë rënë disa drejtorë dhe disa inxhinierë të lartë të Autoritetit Rrugor.

Bëhet fjalë për një dëm financiar prej mbi 200 milion lekë të vjetra. Nga dëmi i shkaktuar, është ngritur çështja penale në policinë dhe prokurorinë e Durrësit.

Dosja është konkretizuar me arrestimin e disa zyrtarëve të ARSH-së, dhe se operacioni vijon të jetë ende në zhvillim e sipër.

/NOA.al