Transmetuar më 08-10-2020, 19:44

Mbi rregullat e reja që janë vendosur nga Bashkimi Evropian ndaj kompanive amerikane, Facebook-u ka bërë me dije se edhe mund të mbyllet në Evropë, nëse do të aplikohen masa shtesë dhe gjoba.

Sipas “Business Insider”, aplikacioni bazë i Facebook-ut dhe po ashtu Instagrami mund të largohen nga Evropa.

Referuar seancës gjyqësore më 10 shtator në Irlandë, kompania ka dorëzuar një deklaratë vullnetare në Gjykatën e Lartë.

Facebook ka sfiduar urdhrin e lëshuar më herët këtë muaj nga institucioni monitorues i të dhënave private në Irlandë, Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC), që e kishte kërcënuar Facebook-un nga transferimi i të dhënave të BE-së për në SHBA, lidhur me shqetësimin e privatësisë.

“Në rast se ndalohet plotësisht transferimi i të dhënave në SHBA, siç duket se ka propozuar DPC-ja, nuk është e qartë se si aplikuesi, në këto rrethana, do të mund të ofronte shërbimet e Facebook-ut dhe Instagramit në BE”, ka thënë Yvonne Cunnane, kreu i mbrojtjes së të dhënave të Facebook-ut në Irlandë, duke shtuar se Facebooku ka 410 milionë përdorues aktivë në Evropë.

Një zëdhënës i Facebookut ka mohuar se kjo përbën rrezik nga tërheqja e gjigantit teknologjik nga BE-ja.

“Facebook-u nuk po kërcënon që të tërhiqet nga Evropa. Dokumentet ligjore të dorëzuara në Gjykatën e Lartë të Irlandës përbëjnë një realitet të thjeshtë se Facebooku, dhe shumë biznese tjera, e organizata dhe shërbime, mbështeten nga transferimi i të dhënave nga BE-ja për në SHBA, në mënyrë që të operojnë”, ka thënë zëdhënësi.

“Mungesa e një bartje të dhënave ndërkombëtare në mënyrë të sigurtë dhe të ligjshme, do të përbënte dëme financiare, pikërisht në kohën kur po shikojmë të rikuperohemi nga COVID-19”.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd