Shikoni si shuhet një yll, pamje të mrekullueshme
Transmetuar më 02-10-2020, 22:45

Ndoshta përherë keni dashur të shikoni se si shuhet një yll. Një shkëlqim verbues që zbehet deri në zhdukje, kështu mund të përkufizohet ky proces.

Pamjet e mrekullueshme vijnë nga teleskopi hapësinor Hubble, të cilat janë filmuar me opsionin “time-lapse”.

Supernova me emrin SN 2018gv, shpërtheu brenda galaktikës spirale Ngc 2525, rreth 70 milionë vite dritë larg sistemit tonë diellor, në konstelacionin e hemisferës jugore Puppis.

Shpërthimi i përjetësuar nga Hubble është rezultat i një viti vëzhgimesh, si pjesë e programit  mbi supernovat i koordinuar nga Universitetit Amerikan Johns Hopkins dhe Instituti Shkencor i Teleskopit Hapësinor. /k.k/noa.al/