Transmetuar më 01-10-2020, 13:02

Kryedemokrati Lulzim Basha, reagon ndaj ironisë së Kryeministrit Edi Rama, i cili tha më herët “Programi i Lulit është një tramvaj me shalqin që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.

Basha e quan kreun e qeverisë palaço dhe e akuzon se nuk e mbulon dot dështimin ku e ka futur vendin.

“Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë”, shkruan Basha në Twitter.

Përplasjet në distancë mes Ramës dhe Bashës, nisën, pasi lideri i opozitës nga Durrësi kërkoi që të vihet në zbatim plani me pesë pika i Partisë Demokratike për rimëkëmbjen pas pandemisë së koronavirusit./a.y/noa.al

Rama: Programi i Lulit, tramvaj me shalqinj! Iliri makinist, Monika fatorino, Saliu shkarkues gazrash

Basha: Të zbatohet plani ynë me 5 pika! Rritje pagash për mjekët, rimbursim të sëmurëve me Covid