Transmetuar më 28-09-2020, 23:28

Rozmari Jorganxhi, dirigjentja e parë shqiptare, është ndarë sot nga jeta në moshën 83 vjeçare.

Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela ku shkruan se "Rozmari Jorganxhi ka qenë një nga figurat femërore më kontribuese të artit tonë skenik.

"Ndarja e Rozmari Jorganxhi nga jeta, na hidhëroi të gjithëve ne artistëve të TKOB që veç veprave e kontributeve të mëdha e kujtojme me nostalgji si një nga zonjat më fisnike, më të dashura që me portretin ëngjëllor i jepte kujdo ëmbëlsi dhe dashuri të madhe", shkruan ndër të tjera Zana Çela në një shkrim në Facebook.

Reagimi i plotë:

Me hidherim te thelle mesova ndarjen nga jeta të dirigjentes së parë shqiptare, mezzosopranos Rozmari Jorganxhi. Rozmari Jorganxhi ka qene nje nga figurat femrore me kontribuese te artit tone skenik.

Rozmari Jorganxhi u lind më 8 korrik 1937 në Korçë. Ajo ka nisur karrierën e saj që në vitin 1959 si soliste lirike në TKOB. Si soliste lirike, ka realizuar më shumë sukses një galeri të madhe personazhesh nga operat shqiptare dhe të huaja ndër të cilat do të veçoni rolet në operat:”Jollanta; “Nusja e shitur”; Evgjeni Onjegin”; “Cavalleria Rusticana”; “Mrika”; “Madama Butterfly”; “Lulja e kujtimit”; “Princesha e Çardashit”; “Rigoletto”; “Skënderbeu”, etj. Nga viti 1967-1984, ajo ka dirigjuar korin e #TKOB, duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni. Repertori solistik i Rozmari Jorganxhi është i pasur, i larmishëm dhe përfshin krijime të të gjitha gjinive. Ky repertor është interpretuar në mjaft koncerte dhe shfaqje operash brenda dhe jashtë Shqipërisë. Si dirigjente e korit, Jorganxhi ka përgatitur dhe ka vënë në skenë dhjetra vepra shqiptare dhe të huaja. Rozmari Jorganxhi ka dhënë kontribut edhe në fushën e pedagogjisë, ku nën drejtimin e saj janë diplomuar shumë student, që sot vazhdojnë aktivitetin e tyre brenda e jashtë vendit. Ka interpretuar për 10 vjet rresht në Teatrin Giuseppe Verdi të Triestes. Për aktivitetin e saj është vlerësuar dhe nderuar me çmime, medalje, dhe tituj të shumtëndër të cilët : Urdhrin Naim Frashëri të klasit të parë, të klasit të dytë dhe në vitin 2017, ajo u vlerësua me titullin “Mjeshtre e Madhe”. Ndarja e Rozmari Jorganxhi nga jeta, na hidheroi te gjitheve ne artisteve te TKOB qe vec veprave e kontributeve te medha e kujtojme me nostalgji si nje nga zonjat me fisnike, me te dashura qe me portretin engjellor i jepte kujdo embelsi dhe dashuri te madhe.