Makina del nga rruga në Qafë Thanë, rrokulliset në greminë
Transmetuar më 28-09-2020, 11:41

Një makinë ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar mëngjesin e sotëm, në Qafë Thanë.

Makina ka përfunduar në një greminë mes shkurreve, të cilat duket se kanë shërbyer si mburojë për ti shpëtuar jetën dy personave që ndodheshin në mjet.

Mësohet se mjeti ka pësuar dëmtime të shumta, ndërsa dy personat që udhëtonin me makinën, kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e mjetit dhe lagështia në rrugë, është bërë shkak për aksidentin. /a.y/noa.al