Transmetuar më 28-09-2020, 10:45

Një taksist i cili kishte rezultuar i infektuar me koronavirus nuk kishte reshtur punën, por kishte marrë pasagjerë dy persona dhe po tentonte që ti kalonte në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Bëhet fjalë për një taksist nga Saranda, S.C., 60 vjeç.

Gjatë paraqitjes së dokumenteve të tij në pikën e kalimit kufitar, taksisti rezultoi mes personave të infektuar, të listuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Kjo bëri që ai të ndalohet nga policia dhe të gjobitet me 700 mijë lekë.

Ndërkohë ai u dërgua në shtëpi për tu karantinuar, duke u mbajtur nën vëzhgim. /a.y/noa.al