Aksident rrugor në Vlorë, vdes një person
Transmetuar më 26-09-2020, 20:57

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në Vlorë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara.

Një automjet tip Passat, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, dyshohet se ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar i cili lëviste me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.