Tiranë/ Një grua i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit
Transmetuar më 26-09-2020, 19:08

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:55, në ‘rrugën e Dibrës’ në kryeqytet, ku një grua dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për një 60-vjeçare me inicialet B.K., e cila dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku ajo banonte.

"Paraprakisht dyshohet se  shtetasja B.K, vuante nga probleme të shendetit mendor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./noa.al/