Situata e koronavirusit për 24 orët e fundit në Shqipëri
Transmetuar më 26-09-2020, 16:16

Ka shënuar ulje numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi në 24 orët e kaluara, raporton noa.al. Këtë të premte nga 00.00 deri 24.00 u regjistruan 108 raste të reja dhe 2 humbje jete, sapo njoftoi Dr. Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.

Duke folur për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit ajo tha se janë kryer 811 testime dhe janë konfirmuar 108 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:

40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.

Sakaq 88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, humbën jetën 2 qytetarë, një 62 vjeçar nga Kurbini dhe një 68 vjeçar nga Librazhdi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (26 Shtator 2020) Testime totale 84722 Raste pozitive 13153 Raste të shëruara 7397 Raste Aktive 5381 Humbje jete 375 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2658 Durrës 590 Shkodër 381 Elbasan 309 Lezhë 295 Fier 259 Korçë 246 Vlorë 204 Kukës 155 Berat 112 Dibër 96 Gjirokastër 76