Meta: Blegtoria në rënie të lirë! Zonat rurale në shpopullim, miliarda euro jepen për tendera sekrete
Transmetuar më 26-09-2020, 13:22

Presidenti Ilir Meta ngre shqetësim se blegtoria, një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare, për fat të keq, ashtu siç tregojnë dhe indikatorët e INSTAT, pas vitit 2017, po shkon drejt një rënie të lirë.

Kreu i shtetit thotë se braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, ndërkohë që miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera “sekrete”.

“Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë. Kjo qasje duhet të ndryshojë një herë e përgjithmonë!”, shkruan Presidenti. /a.y/noa.al