Transmetuar më 26-09-2020, 12:56

Papa Françesku pranon dorëheqjen e Kardinalit Becciu dhe i heq të gjithë të drejtat e tij si kardinal pas një operacioni të errët në fushën e pasurive të patundshme

Deklarata e Vatikanit është e shkurtër dhe jashtëzakonisht e pazakontë.

“Të enjten e 24 shtatorit, Ati i Shenjtë pranoi dorëheqjen nga detyra për Kauzat e Shenjtorëve dhe i hoqi të drejtat e kardinalit, pas kërkesës së paraqitur nga Kardinali Giovanni Angelo Becciu”, deklaroi Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, pa shpjeguar arsyet e kësaj dorëheqjeje.

Rasti në fjalë cilësohet si një skandal i paprecedentë, pasi kardinali Becciu, 72 vjeç, i cili mori emërimin si kardinal në vitin 2018, nuk do të jetë më në gjendje të marrë pjesë në konklavar e ardhshme dhe as nuk do të vazhdojë të jetë një nga pozicionet më të larta fetare.

Ndërkohë vitet e fundit mund të numërohen me gishtat e njërës dorë rastet e kardinalëve që nuk i kanë më këto të drejta.

Rasti i fundit është ai i kryepeshkopit emerit të Saint Andrews dhe Edinburg, Angli, Keith Patrick O’Brien, i cili hoqi dorë nga të drejtat e tij si kardinal në vitin 2015 kur doli se ai kishte abuzuar me seminaristët.

Edhe pse arsyet e dorëheqjes janë zyrtarisht të panjohura, apo nëse dorëheqja është e detyruar, si një dënim nga Papa Françesku, Becciu, shihej si një njeri me ndikim të madh në Vatikan.

Ai u shigjetua kohët e fundit nga një rast i dyshuar korrupsioni në shitjen e një ndërtese në Londër, në Sloane Avenue nën drejtimin e Obolo të Shën Pjetrit, organi i Vatikanit i ngarkuar me mbledhjen e fondeve që besnikët alokojnë për shoqatat bamirëse të Papës.

Becciu nuk do të marrë pjesë në konklavën tjetër

Prokuroria e Vatikanit po kryen një hetim mbi operacionin e pasurive të patundshme, për të cilin edhe Imzot Mauro Carlino u pezullua nga zyra vitin e kaluar. Për vite me radhë Carlino, ishte sekretari personal i Kardinalit Becciu, të cilin Papa e vlerësonte shumë.

Becciu mbajti një zëvendës për postin e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit për shtatë vjet.

Në muajin shkurt, Prokuroria zbuloi disa dokumente dhe pajisje elektronike në zyrat e një ish-zyrtari të lartë të Sekretariatit të Shtetit, Alberto Perlasca, ish-kreu i Zyrës Administrative të Seksionit të Parë të Sekretariatit të Shtetit.

Më pas, në qershor, autoritetet e Vatikanit arrestuan financierin italian Gianluigi Torzi, të akuzuar për zhvatje, pastrim parash dhe mashtrime, si pjesë e të njëjtit hetim.

Sekretariati i Shtetit të Vatikanit rezultoi se kishte shpenzuar rreth 200 milionë euro për blerjen e pronë në Londër, përmes një serie ndërmjetësish të cilët duket se kanë kryer komisione miliona dollarëshe.

Kardinali Becciu ishte një zëvendësues i Sekretariatit të Shtetit (numri tre në Vatikan) kur u krye ky operacion, shkruan noa.al.

Becciu gjithnjë argumentonte se ishte një investim i mirë dhe se fondi i bamirësisë nuk ishte përdorur kurrë, madje se eprorët e tij e dinin se çfarë po ndodhte dhe se akuzat kundër tij ishin “shpifje”.

Duket se Papa e ka komunikuar vendimin e tij këtë të enjte në një audiencë të beftë.

Kardinali Becciu ishte një nga në listën e kandidatëve të mundshëm për papatin. Lidhur me akuzat kardinali u shpreh shkurt, “Preferoj të hesht”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd