Soreca takon kryetaren e KLGJ: Të plotësohen vendet vakante në Gjykatën e Lartë
Transmetuar më 25-09-2020, 13:56

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca është takuar ditën e sotme me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

Gjatë takimit me të ai ka kërkuar plotësimin e vendeve bosh në Gjykatën e Lartë.

“Takova sot kryetaren e KLGJ Naureda Llagami. Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit. Plotësimi i pozicioneve të mbetura vakante të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore”, shkruan Soreca.

Ai thotë se Bashkimi Europain mbështet Këshillin në përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor. /a.y/noa.al