Transmetuar më 25-09-2020, 12:59

Një person i cili ishte duke punuar, ka gjetur vdekjen tragjikisht, i zënë nga pompa e betonit.

Rreth orës 12:00 të mesditës së sotme, në fshatin Dorëz, Librazhd, shtetasi K.Kojku, duke punuar në banesën e shtetasit H.Hoxha, e ka zënë pompa e betoni.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, punëtori është plagosur dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarje. /a.y/noa.al