Deputeti Përmeti: Lista të hapura ose bojkot! Hajdari: Gati për çdo sakrificë
Transmetuar më 24-09-2020, 12:00

Deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti duke folur në seancën e sotme parlamentare kërkoi që të ketë lista të hapura ose në të kundërt ju kërkoi kolegëve që të bojkotojnë parlamentin.

“PS të sjellë ligj për lista të hapura ose ta votojë me vota të blera dhe ne ta bojkotojmë”, tha Përmeti.

Nga ana e saj deputetja Rudina Hajdari, insistoi për hapje 100% të listave, në mënyrë që të mos vendosen nga kryetari.

“Mos të mashtrojmë qytetarët. Peshën më të madhe do e kenë kryetari i kësaj partie. Kemi nënshtruar një dokument, presim që opozita parlamentare të na bashkohet në këtë nismë”, u shpreh Hajdari.

E pyetur lidhur me mundësinë e bojkotit tha se, “Jemi të gatshëm që të bëjmë çdo sakrificë për të çuar këtë kauzë të bukur që mbështetet nga pjesa dërrmuese e s’duhet të mashtrojmë shqiptarët”.

Ajo ftoi ftoj opozitën parlamentare që të nënshkruajnë këtë propozimin i cili i hap listat 100% reale. /a.y/noa.al