Transmetuar më 24-09-2020, 09:48

Presidenti Ilir Meta shprehet prerë kundër ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Vjosa.

Duke folur ditën e sotme në tryezën e rrumbullakët me temë “E ardhmja e Lumit Vjosa”, ai tha se lumi Vjosa është një pasuri natyrore për vendin.

Kreu i shtetit ngriti si shqetësim se ndërtimi i HEC-eve në shkallë të gjerë dhe hapësirat jo miqësore dhe armiqësore në zonat e gjelbra, s’mund të jetë një rrugë e blertë për zhvillimin e vendit.

Sipas tij, shkencëtarët këmbëngulin se HEC-et shkaktojnë dëme në sipërfaqet e ujërave, deri në ashpërsimin e klimës deri në ngrohjen globale.

“Shqetësim bën dhe cilësia e hartimit të raporteve për ndikimin në mjedis të HEC-eve. Ato shpesh përgatiten në tavolinë në mënyrë të shpejtë dhe shpesh miratohen ato që do qeveria dhe koncesionari. Këto ditë jam vënë në dijeni për një letër të hapur nga komuniteti europian për një shqetësim për HEC-et.Çuditërisht këto kambana nuk dëgjohen. Shteti shqiptar duhet të ruajë vlerat e natyrës dhe të shëndetit të njeriut. Do të mbështesja ndalimin e digave mbi Vjosë dhe shpalljen e saj Park Kombëtar. Çdo qëndrim kokëfortë s’do i shërbente të ardhmes së vendit dhe rrugës drejt BE-së”, u shpreh Meta.

Më tej shtoi se çdo shqiptar duhet të shkojë në lumin Valbonë, që është për të vënë duart në kokë me atë çka është bërë. /a.y/noa.al

LIVE – Fjala e mbajtur në Tryezën e rrumbullakët me temë: ‘‘E ardhmja e Lumit Vjosa’’ – digat në Parkut Kombëtar.

Publiée par Ilir Meta sur Jeudi 24 septembre 2020