Transmetuar më 23-09-2020, 20:59

Turqia mban qëndrim të matur dhe të qetë përkundër provokimeve të Greqisë dhe tensionit në rritje në rajon, tha presidenti turk të mërkurën.

Vërejtjet e Rexhep Tajip Erdogan erdhën gjatë një bisede telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në lidhje me situatën në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet midis Turqisë dhe NATO-s.

Erdogan tha se rrjedha e bisedimeve do të varet nga hapat e sinqertë që do të ndërmerren nga Greqia në një përpjekje për të lehtësuar tensionin.

Ai tha se Turqia është në favor të dialogut dhe uljen e tensionit në Mesdheun Lindor dhe vendi i tij e ka bërë të qartë jo vetëm nga retorika por nga veprimet e saj.

Stoltenberg tha në Twitter: "Bisedova me Presidentin Erdogan në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet e vazhdueshme të NATO-s për de-konfliksion ushtarak për të shmangur incidente ."

“Turqia dhe Greqia janë Aleatë të vlerësuar dhe NATO është një platformë për dialog," – shtoi ai.

Greqia, me mbështetjen e Francës, ka kundërshtuar kërkimin e energjisë së Turqisë, sipas medias shtetërore turke, duke u përpjekur të boksojë në territorin detar turk, apo në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije stërvitje e shoqëruar nga një ekip ushtarak për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se ajo dhe Republika Turke e Qipros Veriore kanë të drejta në rajon.

Për të ulur tensionet, Ankara ka bërë thirrje për dialog për të siguruar ndarjen e drejtë të burimeve të rajonit.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan gjithashtu diskutoi pasditen e sotme, nëpërmjet një telekonference, me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Laien.

Temë e diskutimit ishte marrëdhënia midis BE dhe Turqisë, e po ashtu konflikti i nisur prej disa kohwsh me Greqinë për Mesdheun.

Sipas mediave turke, Erdogan i tha von der Laien se “kërkesat maksimaliste të Greqisë dhe Qipros ishin në zemër të tensioneve në Mesdheun lindor” dhe se të dy vendet po injoronin të drejtat e turqve.

Duke deklaruar se Turqia gjithmonë ka bërë thirrje për dialog që nga fillimi i tensionit, Erdogan vuri në dukje se vendi i tij është i gatshëm për bisedime eksploruese me palën greke dhe shprehu shpresën se “Greqia nuk do të humbasë mundësinë për diplomaci edhe një herë”.