Transmetuar më 23-09-2020, 20:15

Gjermania vazhdon të mbështesë Shqipërinë, në betejën e saj për përballimin e pandemisë Covid-19.

Ambasadori Peter Zingraf i dorëzoi Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi“ në Tiranë, në prani të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dhjetë aparate respiratorë.

“Pandemia Covid-19 na ka vendosur përpara sfidash të mëdha në nivel global”.

“Asnjë vend nuk ka mbetur i paprekur. Bashkimi Evropian ka dëshmuar që qëndron në mënyrë solidare në krah të Shqipërisë” – tha Ambasadori gjerman Zingraf.

“Gjermania ka mbështetur deri më tani grupe vulnerabël në një situatë të vështirë. Krahas kësaj me fonde të tjera ndihmojmë përmes KfW-së dhe GIZ-së në zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë”.

“Kam kënaqësinë, që sot të dorëzoj këta dhjetë respiratorë të cilësisë më të lartë. Por, po aq qartë them: dëshiroj që askush të mos jetë i varur prej një aparati të tillë”.

Dhe për këtë duhet të japim kontributin tonë çdo ditë, që Corona të mos përhapet më tej në Shqipëri", u shpreh Ambasadori Zingraf gjatë dorëzimit të respiratorëve.

Krahas kësaj ai falënderoi personelin shëndetësor të spitalit për angazhimin e tyre të palodhur.

/NOA.al