Transmetuar më 23-09-2020, 15:44

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar sërish për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Këtë proces e konsideron si të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Juri Kim kërkon që askush të mos dorëzohet përballë atyre që duan që drejtësia të mos vijë kurrë.

“Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë për të vazhduar zbatimin e Reformës në Drejtësi, hap pas hapi.

Është e nevojshme për të hequr pengesat,  dhe për të kërkuar zgjidhje praktike. Mos u dorëzoni kurrë ndaj atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë kurrë”, shkruan ambasadorja në Tuiter. /k.k/noa.al/