Transmetuar më 23-09-2020, 12:28

Pak ditë më parë Arsen Sinomati dha dorëheqjen nga posti i zëvendës drejtorit të Policisë Tiranë.

Si shkak për dorëheqjen ai paraqiti motive familjare.

Mësohet se si zëvendës i kryepolicit të kryeqytetit Rebani Jaupaj, do të emërohet Altin Mezuraj.

Ky i fundit më parë ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit Sarandë dhe nëndrejtor në Drejtorinë e Kufirit dhe e Emigracionit Durrës. /a.y/noa.al