Transmetuar më 23-09-2020, 11:58

Këngëtarja Fjolla Morina e cila ditën e djeshme u la në “arrest shtëpie” nga gjykata, pasi u kap me dy pistoleta, është e detyruar të qëndrojë në një shtëpi me qira në Kukës.

Ajo do të qëndrojë në një apartamanet me qira pranë Gjykatës së Kukësit, ku do të kontrollohet rregullisht nga policia.

Këngëtarja nga Kosova do të qëndrojë në Kukës deri në momentin që gjykata mund të vendosë për një masë tjetër sigurie.

Këngëtarja do të qëndrojë në arrest shtëpie në vijim të hetimeve ndaj saj, ndërkohë për dy miqtë e saj Fysnik Syla dhe Fitim Muji u caktua “arrest me burg”.

Pretendimi se ishte shtatzënë u hodh poshtë nga një eko e dytë e bërë ditën e djeshme, por sërish këngëtarja u la në masë të butë sigurie.

Këngëtarja duket se gënjeu për ti shpëtuar burgut, ndërkohë që mjeku që kreu ekon e parë është arratisur drejt Kosovës, duke bërë që ndaj tij të nisë procedimi penal për shpërdorim detyre.

Bazuar në informacionet e marra nga policia kriminale Kukës, ditën e ndalimit, mëngjesin e 19 shtatorit, u kalua në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese këngëtaren Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë. /a.y/noa.al