Transmetuar më 23-09-2020, 10:55

Teksa motorët e fushatës elektorale janë ndezur, për zgjedhjet parlamentare, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim,

Monika Kryemadhi, ndan momente nga takimet e strukturave të partisë.

Ajo thotë se 25 prilli do të jetë dita kur shteti do rikthehet në shërbim të qytetarëve.

“Të gjithë duhet t’i japim forca drejt 25 prillit 2021, dita kur shteti do rikthehet në shërbim të qytetarëve dhe rinisë së mrekullueshme që kemi. Shqipëria shtëpia juaj”, shkruan Kryemadhi. /a.y/noa.al