Transmetuar më 23-09-2020, 10:37

Konferenca e Kryetarëve u mblodh ditën e sotme, ku u vendos që të futen në rend dite, ndryshimet në Kushtetutë, të cilat do të pasqyrohen më tej në Kodin Zgjedhor.

Në mbledhje u vendos data 1 tetor, ditë kur Kuvendi do të shqyrtojë ndryshimet në Kod.

Sakaq dita fundit e shtatorit, është afati i fundit i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të pasqyruar këto ndryshime.

Ndërkohë mazhoranca dhe opozita në Këshillin Politik nuk e kanë gjetur ende konsensusin.

Teksa opozita kërkon asistencën e OSBE-ODHIR, socialisti Damian Gjiknuri deklaroi se koha do të lihet, por në rast mos reflektimi, ndryshimet kushtetuese nuk do të lihen pa u reflektuar në Kodin Zgjedhor. /a.y/noa.al