Transmetuar më 22-09-2020, 17:46

Takimi special i Këshillit Evropian që ishte planifikuar për t’u mbajtur më 24 dhe 25 Shtator është shtyrë për 1 dhe 2 Tetor pasi Charles Michel u prek nga COVID-19 dhe është futur në izolim.

Barend Leyts, Zëdhënësi i Presidentit të Këshillit Evropian, shkroi në Twitter lajmin se Michel është karantinuar pas doli pozitiv për COVID-19.

Kjo bën që të shtyhet edhe vendimmarrja në lidhje me sanksionet e mundshme ndaj Bjellorusisë dhe Turqisë, për në muajin e ardhshëm.

Prej vitit 2019, ish-kryeministri belg, Charles Michel, është emëruar President i Këshilliit Europian.

/NPA.al