Transmetuar më 22-09-2020, 10:58

Kryebashkiakja demokrate e Shkodrës, Voltana Ademi, është infektuar me koronavirus.

Pas tamponit të kryer dhe rezultatit pozitiv, Ademi ështs izoluar në banesë.

Ajo po mbahet nën monitorim, ndërkohë që deri më tani gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme.

Kryebashkiakja e qytetit verior bëri tamponin, pas kontakteve që pati me persona të infektuar me Covid-19.

Aktualisht po iu bëhen tamponë kontakteve të saj, për të parë deri ku është shtrirë zinxhiri i infektimit.

Ministria e Shëndetësisë tha pasditen e djeshme, se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Deri më tani numri i viktimave prej Covid-19 ka shkuar në 364, ndërsa rastet aktive janë 5176. /a.y/noa.al