Transmetuar më 20-09-2020, 18:09

Denoncimi teksa shihet një i moshuar që dhunohet në një lokal të Kavajës me grushte, shkelma dhe thikë, autori i ngjarjes, Rizan Aliu është shpallur në kërkim.

Nipi i të plagosurit tha se shteti nuk ka bërë asgjë, ndërkohë që burime nga policia pohojnë se autori është shpallur në kërkim prej dy ditësh.

Ngjarja ndodhi në datë 17 shtator në një lokal në Kavajë.

Sildi Çelmeta denoncoi me video dhe foto dhunën që sipas tij, Rizan Aliu ushtroi ndaj dajës, Besnik Çelmeta.

Më pas ai u largua i qetë edhe me një thikë në dorë.

/NOA.al