Transmetuar më 20-09-2020, 16:33

Thirrjet antishqiptare nuk kanë të ndalur rrugëve dhe shesheve të Shkupit. Institucionet e shtetit po fshihen prapa këtyre grupimeve tifozësh që po nxisin tensione dhe padurueshmëri.

“Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë” është thirrja që edhe dje u dëgjua në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.

Dhjetëra tifo të rinj maqedonas, përfshirë mosha të ndryshme, dje ishin protagonistët e këtyre britmave tmerruese dhe provokuese. Ata këtë akt e bënë duke provokuar në rrugë edhe një kolonë dasmorësh shqiptarë.

Situata provokative për pak mund të precipitonte, pasi provokatorët nxitën që të reagojnë një grup të rinjsh shqiptarë, përfshirë kalimtarë të rastit.

Institucionet edhe kësaj radhe po heshtin. Qeveria po hesht, po heshtin edhe institucionet gjyqësore, duke mos e shqyrtuar rastin.

Videomateriali është dëshmi e një provokimi të rëndë me thirrjet që mund të jenë të kobshme.

https://www.facebook.com/1567349573379127/videos/1680940178737396/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd