Transmetuar më 20-09-2020, 11:12

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia si autori i dyshuar që tentoi të vrasë një person.

Në pranga ka rënë shtetasi Dritan Kolaveri, banues në Tiranë.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në 13 gusht të këtij viti, te Mali i Robit, në Golem.

Dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 40-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. /k.k/noa.al/