Transmetuar më 19-09-2020, 11:07

Koronavirusi vijon të përhapet në institucione të ndryshme në vend, duke prekur edhe zyrtarë.

Në orët e fundit tre prokurorë të Prokurorisë Tiranë, janë konfirmuar të infektuar me Covid-19.

Prokurorët e infektuar janë izoluar në shtëpitë e tyre, nën monitorim mjekësor.

Kontakteve të tyre ju janë marrë tampon, për të zbuluar se deri ku është shtrirë zinxhiri i infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi pasditen e djeshme, se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar, ndërsa pesë qytetarë humbën jetën.

Aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 4889 persona, ndërsa i humbjes së jetëve 353. /a.y/noa.al