Transmetuar më 18-09-2020, 16:11

Ministrja e Shëndetësisë tha sot nga Rrogozhina se rritja e pagave për mjekët dhe infermierët do të bëhet realitet së shpejti.

“Rritja sinjifikative e pagave për të gjithë personelin shëndetësor do të bëhet realitet së shpejti”, u shpreh Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të punimeve të qendrës shëndetësore të Rrogozhinës.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se nëpërmjet dy instrumentave portalit ‘Infermierë për Shqipërinë’ dhe ‘Mjekë për Shqipërinë’ ka vijuar fuqizimi i burimeve njerëzore në dy vitet e fundit, në bazë meritokraçisë dhe transparençës.

“Janë më shumë se 600 mjekë dhe rreth 2400 infermierë të punësuar me meritë dhe transparençë në këto dy vite”, tha Manastirliu. /k.k/noa.al/