Transmetuar më 16-09-2020, 17:27

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, në aksin kombëtar Berat-Urë Vajgurore, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë.

Për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar, teksa automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Në aksident janë përfshirë mjeti tip “Benz 250” me mjetin e OSHEE-së.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe reparti zjarrfikës. /k.k/noa.al/