Transmetuar më 16-09-2020, 15:31

Të paktën katër baraka të komunitetit rom në Shkodër janë djegur plotësisht nga zjarri.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa është e paqartë rënia e zjarrit.

Zjarrfikëset mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Ata që ndodheshin aty në ato momente janë larguar me shpejtësi për të shmangur ndonjë tragjedi. /k.k/noa.al/