Transmetuar më 16-09-2020, 12:45

Rajmond Hasani, vëllai i Jetmirës që u vra dje nga ish-kunati i saj në Bathore, tha se motra e tij kishte shkuar për herë të fundit, për të marrë plaçkat dhe sendet e saj.

Ajo kishte vendosot të largohej, por udhëtimi i djeshëm do të ishte i fundit.

Ajo dyshohet se u qëllua për vdekje para syve të vajzës 8-vjeçare, pas një konflikti të çastit nga ish-kunati, Agron Tanushi, 31-vjeç, i shpallur në kërkim.

“Motra ime kishte shkuar për të marrë sendet e saj, pasi kishte vendosur të largohej nga banesa’, tha Rajmondi për “Ora News”.

‘Kur i është dashur të largohej ka hasur pengesa dhe është ndezur konflikti”, – shtoi ai.

Ai tha se vrasja e saj mund të ishte shmangur nga organet kompetente. madje autori ka ikur me vrap, dhe akoma nuk është kapur.

Jetmira kishte marrë urdhër mbrojtjeje dhe jetonte pas divorcit me bashkëshortin në një pjesë të banesës. Ish-bashkëshorti i saj ndodhej në Greqi.

Jetmira kohët e fundit jetonte në shtëpinë e prindërve të saj dhe kishte vendosur që të largohej përfundimisht, pas konflikteve mbi pronësinë te banesa dy-katëshe në Bathore.

I vëllai i saj pretendon se edhe policia nuk ka kryer as kontrolle në banesë dhe madje as nuk ka mundur dot të gjejë armën e krimit, pas ngjarjes.

/NOA.al