Eksplozivi tek “Vasil Shanto”, cila është gjendja shëndetësore e shënjestrës së atentatit
Transmetuar më 16-09-2020, 09:39

Dalin detaje të reja pas atentatit të një nate më parë, në zonën e “Vasil Shantos”,  ku u hodh në erë makina e Preng Gjinit, tronditi kryeqytetin.

Forcat xheniere, nisur nga matjet në mjet, dyshojnë se në këtë atentat është përdorur 400 deri në 500 gram eksploziv. Lënda plasëse ishte vendosur sipër gomës së parë, nga ana e pasagjerit.

Pavarësisht forcës së madhe shpërthyese, 51 vjeçari nuk ka marrë dëmtime shumë serioze, sepse i ka shërbyer si mburojë motori i makinës.

Prej vdekjes së të vëllait, 51 vjecari pjesën më të madhe të kohës ka jetuar në Tiranë, ndërsa 2 vajzat e tij dhe bashkëshortja jetojnë në Amerikë.

Ai kryente levizjë shumë të pakta në kryeqytet dhe pjesën më të madhe të kohës ishte në shoqërinë e kushëririt të tij, që ka banesën shumë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.

Mjeti ku ishte vendosur lënda plasëse është në pronësi të kushëririt të Gjinit. Atentatorët kanë pasur si objektiv sulmi pasagjerin e mjetit, që në të shumtën e ditëve ishte 51 vjeçari. Por, për rrethana që ende nuk dihet, mbrëmjen e djeshme ai lëvizi i vetëm në makinë, në pozicionin e drejtuesit të mjetit.

Nga familja Reçi, disa persona janë shoqëruar në polici, por nuk ka prova kundër tyre.

Një italian, 47-vjeç, kalimtar në rrugë mbeti i plagosur lehtë. Pas ndihmës mjekësore, italiani ka lënë spitalin.

Për shkak të plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në makinën e  Gjinit tip mercedez-benz A Class, mbi urën pranë zonës së “Vasil Shantos”, 51 vjeçari Preng Gjini i është nënshruar një ndërhyrje kirurgjikale që ka zgjatur për disa orë.

Sipas policisë kanë vijuar me veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje dhe deri më tani ka vetëm persona të shoqëruar si të dyshuar.

Ndërkohë në makinën ku ndodhej 51 vjeçari nuk është gjetur asnjë mjet identifikues as letrat e automjetit dhe asnjë identifikim. Identifikimi i tij është bërë vetëm përmes shenjës së gishtave.

Preng Gjini personazhi dhe shenjestra është një person që ruhej, ishte një personazh dhe fakti që kishte humbur familjarë në qytetin e origjinës është një mundësi. Atentati ndaj Kastriot Reçit në Rrëshen që u vra me selenciator. Ndonëse autoritetet mendonin se po i afroheshin identifikimit të autorit që dyshohej se ishte nga Kosova, duket se sërish një gjë e tillë nuk u arrit.

Gjini ishte një person që duhej të mbahej nën vëzhgim kjo mund të sillte dhe një parandalim. Krimet me lëndë plasëse nuk përdoren vetëm për shenjestrën e atentatit, por edhe për të dhënë mesazhe.

Hetuesit dyshojnë se sulmi me eksploziv ka të bëjë me hakmarrje mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, ku jo më larg se disa muaj më parë, Kastriot Reçi u ekzekutua me snajper.

Preng Gjini është vëllai i Armando ose Tonin Gjinit nga qyteti i Rrëshenit, i cili mbeti i vrarë në gusht të një viti më parë. Ndonëse i kishte shpëtuar disa atentateve, ai u qëllua me breshëri automatiku në sy të fëmijëve të tij.

Por, edhe pse policia dyshon se sulmi ka si motiv hakmarrjen, në të gjitha ngjarjet e rënda nuk ka pasur asnjë të arrestuar. Seriali i vrasjeve nis në vitin 2016, kur u vra Sajmir Jaku, drejtor i Tensionit të Lartë në OSHE.

Një vit më pas, në Romë të Italisë u ekzekutua Gasper Reçi, i cili dyshohej se kishte lidhje me vrasjen e Jakut.

Po atë vit, në Belgjikë plumbat i morën jetën 31-vjeçarit Kreshnik Gjini. Ai ishte nipi i Sajmir Jakut dhe u dyshua se ishte vrarë në shenjë hakmarrje për ekzekutimin e Reçit në Romë.

Në 2019 u ezketua dhe vëllai i Preng Gjinit, Armando, ndërsa hakmarrja mes dy fiseve çoi dhe në ekzekutimin e Kastriot Reçit me snajper.

Mes të plagosurve është një fëmijë 14 vjeç i dëmtuar lehtë, përveë shtetasit italian.

/NOA.al