Transmetuar më 15-09-2020, 20:18

Një video e kapur në Turqi, tregon momentin e një përplasjeje me armë.

Kamerat e sigurisë së bizneseve kanë kapur një situate të frikshme në rrugët e Stambollit.

Dy grupe kriminale u përplasën fillimisht fizikisht me njeri-tjetrin në lagjen “Fatih” të Stambollit, ndersa më pas janë përdorur edhe armët.

Në video duket se njëri nga personat e përfshirë fillimisht plagoset në këmbë nga kundërshtarët dhe ndërkohë që është i shtrirë, nxjerr pistoletën dhe qëllon disa herë në drejtim të tyre.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të plagosur dy persona, mes tyre një grua e cila ishte duke kaluar në zonë.

Për fat të mirë nuk pati të vdekur.

Më poshtë pamjet: