Koronavirusi/ Si mund të udhëtohet në Evropë, rregullat e reja dhe rastet për secilin vend
Transmetuar më 15-09-2020, 19:01

Që prej izolimit, shqiptarët e kanë pasur të pamundur lëvizjen e lirë, për në vendet e BE-së.

Vjeshta duket se është bërë edhe më e vështirë për të udhëtuar, kjo për faktin se rastet janë shtuar edhe brenda vendeve të BE-së.

Kështu, Britania e Madhe, vend që ka dalë nga BE, ka vendosur kufizime reciproke të udhëtimeve.

Numri i destinacioneve që Britanikët mund të udhëtojnë pa kufizime, ose pa iu nënshtruar karantinës, po ndryshon vazhdimisht. Qeveria Britanike vendosi këtë javë Portugalinë dhe Hungarinë në listën e vendeve, që do t’iu nënshtrohen kufizimeve të karantinës.

Një javë më parë shtatë ishuj grekë u shtuan në listën e vendeve të ndaluara, ndërsa Republika Çeke, Xhamajka dhe Zvicra, u shtuan fundjavën e kaluar.

Sipas Sekretarit të Transportit Grant Shapps, qeveria po merr vendime karantine bazuar ndër të tjera – nëse shkalla javore e infeksionit për 100,000 është më e lartë se 20.

Kryeministri Boris Johnson tha se qeveria do të "ishte absolutisht e pamëshirshme" për masa të tilla, "madje edhe me miqtë dhe partnerët tanë më të ngushtë dhe të dashur" – të tilla si Franca dhe Spanja, të cilat tani edhe ato janë të dyja, në listën e karantinës.

“Sky News” ka analizuar të dhënat për të parë se në cilat vende mund të udhëtojnë lirshëm  – dhe cilat mund të hiqen nga lista e sigurt e Mbretërisë së Bashkuar.

Në listë nuk figuron Shqipëria, ndonëse vendi ynë i ka të dhënat e fundit të ngjashme ose disi më pozitive se vendet fqinje, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Në fillim të shtatorit, kishte 20 vende evropiane mbi pragun e vetë-imponuar nga qeveria, ndërsa Irlanda kishte një normë javore afër 20 të infektuarisht, për 100,000, aq sa është edhe kufiri ndarës.

Sidoqoftë, shkalla javore e infektimit me COVID-19 mbetet ende nën normën e lejuar, në rreth 20 kombe dhe kjo përbën më pak kërcënim për udhëtarët britanikë.

Por norma javore nuk është treguesi i vetëm që qeveritë po përdorin.

Shëndeti Publik Anglia (PHE) i tha Sky News se vlerësimi i rrezikut për secilin vend konsiderohet mbi baza individuale, dhe shkalla javore peshohet nga disa faktorë të tjerë.

Duke parë trendet, numri i rasteve po rritet në shumë vende evropiane. Sidoqoftë, Spanja, Gjermania, Polonia, disa vende Skandinave dhe disa vende të Evropës Lindore (bën pjesë edhe Shqipëria) kanë ulur normat e tyre.

Një normë e lartë pozitive mund të tregojë se rastet e gjetura janë vetëm një pjesë e të gjitha rasteve në vend, por një trend në rritje i normës pozitive mund të sugjerojë që virusi po përhapet më shpejt.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një normë pozitive më pak se 5%, të paktën për dy javët e fundit, është një tregues që epidemia është nën kontroll.

Mbi 20 raste për 100,000 banorë

Mali i Zi                  122.6

Spanja                  77

Moldavia              76.6

Franca                   69.9

Monako               51.4

Kroacia                                 45.2

Kosova                                 45.1

Luksemburg       44.1

Rumania              42.4

Bosnia & Herzegovina    41

Maqedonia e V.                                40.2

Ukraina                                                38.2

Republika Ç.                       35.6

Malta                                    30.8

Zvicra                                    27.9

Holanda                               26.9

Belgjika                                25.1

Hungaria                              24.8

Portugalia                            24.2

Austria                                  23.6

Afër 20 raste për 100,000 banorë

MB                         19

Irlanda                  18.6

Italia                      15.6

Sllovenia              14.8

Denimarka          14.6

Nën 20 raste për 100,000 banorë

Turqia                   13.7

Sllovakia               13.5

Greqia                  13

Bjellorusia           12.4

Bullgaria               12.3

Norvegjia            10.8

Estonia                 10.8

Polonia                10.4

Gjermania           10.1

Islanda                  10.1

Serbia                   7.8

Lituania               7.5

Suedia                  7.4

Finlanda               2.7

Qipro                     2.5

Letonia                1.8

/NOA.al