Transmetuar më 15-09-2020, 18:55

21 vite burg ka dhënë Gjykata për Arbër Çekajn, për sasinë rekord të 613 kilogramë kokainë në konteinerin me babane, në portin e Durrësit.

Edhe në seancën e sotme ai mohoi të kishte gisht në këtë rast që bëri bujë, por Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë.

Çekaj u dënua me 21 vite burg por përfiton nga gjykimi i shkurtuar. Kështu, me pranimin nga ana e gjykatës për gjykim të shkurtuar, do të vuajë 14 vite burg.

Ndërkohë Donald Lushaj u dënua me 16 vite, teksa i shkurtohet në 10 vite e 8 muaj. Për shoferin Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, dhe i ulet në 8 vite e 8 muaj.

Mbi ta rëndon akuza për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar narkotikësh në bashkëpunim. /k.k/noa.al/