Transmetuar më 15-09-2020, 18:40

Një grua është plagosur rëndë në një aksident në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi pasdite, në zonën e Skelës.

Bëhet e ditur se gruaja po ecte me biçikletë dhe u përplas nga një automjet në afërsi të rrethrrotullimit.

Ajo është transportuar me urgjencë për në spital, nga ku thuhet se është në gjendje kritike për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave. /k.k/noa.al/