Transmetuar më 15-09-2020, 18:05

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në KodIn Zgjedhor.

Përmes një reagimi në Facebook, kreu i sshtit shpreh domosdoshmërinë që këto ndryshime të bëhen në përputhje me marrëveshjen politike të 5 qershorit.

Ai nënvizon se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”, shkruan Meta. /k.k/noa.al/