Transmetuar më 15-09-2020, 10:32
Foto ilustruese

Një burrë shtyn një të mitur për të vjedhur para në një minimarket, por ky veprim i tij i kushtoi prangat.

Policia e Kukësit bëri arrestimin e Y. A., 47 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se nëpërmjet kanosjes ka shtyrë shtetasin e mitur J. M., 14 vjeç, të vjedhë në një minimarket në qytetin e Kukësit, ku ka vjedhur një sasi lekësh.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë i mituri J. M., për veprën penale “Vjedhja”.

Lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë Kukës, për veprat penale “Shtytja e të miturve në krim”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Vjedhja”. /a.y/noa.al