Transmetuar më 14-09-2020, 20:21

Përfshihet nga flakët një automjet.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet është djegur në autostradën Tiranë-Elbasan, gati 200-300 metra në dalje të tunelit.

Në makinë udhëtonin 4 persona mes tyre një foshnje, të cilët fatmirësisht janë të gjithë jashtë rrezikut.

Paraprakisht mendohet se zjarri ka nisur si pasojë e një defekti të automjetit.

Po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Më poshtë pamjet nga vendngjarja: