Transmetuar më 14-09-2020, 18:50

Policia britanike është në kërkimtë dy shqiptarëve, të cilët akuzohen për vepra të rënda penale.

Autoritetet bëjnë thirrje për bashkëpunim për të gjithë ata që kanë dijeni për vendndodhjen e Korab Halilajt, dhe Festim Korrës.

Konkretisht, në kërkim është shpallur Korab Halilaj, 39 vjeç, për të cilin është lëshuar një urdhër arresti nga Australia për trafik droge. Besohet se ai fshihet dhe ka lidhje në zonën e Northampton

Festim Korra, 43 vjeç, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për vrasje ndodhur në Shqipëri në vitin 2013. Korra është dënuar në mungesë me dy vite burg. Mund të fshihet në Londër dhe përdor dokumente të falsifikuar.

Fotot dhe emrat e dy shqiptarëve po ashtu u publikuan edhe nga BBC. /k.k/noa.al/